Financa

Këshillimi Financiar mbetet segmenti ynë themelor afarist nëpërmjet të cilit ne kemi për qëllim të ofrojmë shërbime këshilluese të cilat ndërtohen mbi bazën e një themeli të fuqishëm financiar dhe analitik. Ofrimi i këtyre shërbimeve përbëhet nga një grup i gjerë shërbimesh siç janë modelimi financiar, qasja në financa, shërbime investimi dhe transaksione, si dhe menaxhimin e rreziqeve, vlerësimin e kapitalit, bashkimin dhe përvetësimin, megjithatë, aftësitë financiare dhe ato të kontabilitetit mbesin gjithmonë në qendër të shërbimeve që ne ofrojmë.

 

Modelimi Financiar

Finacco Kosovë ofron klientëve të saj modele financiare të përshtatura të cilat janë të një cilësie të lartë. Është i njohur fakti se deri më sot nuk ekziston një strukturë rregulluese sa i përket zhvillimit, shfrytëzimit dhe kontrollimit të modeleve financiare dhe programeve për llogaritje; si dhe gjithashtu është i njohur fakti se në industrinë financiare ekziston një traditë e gjatë e vetë-mësimit amator për shkak të mungesës së trajnimeve formale në disiplinën e modelimit financiar.

Profesionistët tanë kanë përvojë të gjatë në modelimet e ndryshme financiare të cilat janë të përshtatshme për shumë sektore në industri të ndryshme afariste.

 

Qasja në Financa

Finacco-ja u ofron shërbime bizneseve për të siguruar financim nga kredi afatshkurte dhe afatgjate, kredi të strukturuara dhe instrumente tjera financiare siç nevojiten me qëllimin kryesor të promovimit të rritjes së biznesit. Prioriteti ynë është të zhvillojë infrastrukturë të qëndrueshme financiare.

 

Shërbime të Vlerësimit të Kapitalit

Ne ofrojmë shërbime për vlerësim të kapitalit për të llogaritur vlerën për një kompani private. Finacco Financials përdor teknikat më të avancuara të industrisë financiare duke përfshirë shumëfishët paraprirës dhe të krahasueshëm  DCF, LBO and ATP.

 

Strukturimi Financiar

Ne i këshillojmë klientët tanë të përzgjedhin strukturat më të përshtatshme financiare varësisht nga natyra e biznesit të tyre. Qëllimi i Finacco-së është t’i ndihmojë klientët e saj për mënyrat e zvogëlimit të shpenzimeve, menaxhimit të rrezikut dhe rritjes së fitimit.

 

Bashkimet dhe Përvetësimet

Në tregjet e sotshme të zhvilluara, çdo vit me mijëra kompani në mbarë botën, duke u rradhitur nga kompanitë e mëdha e deri te ato të vogla përvetësohen nga konkurruesit apo merren vendime për bashkimin me kompani tjera të ngjashme. Arsyeja kryesore për bashkim të forcave bazohet në arsye të ndryshme duke filluar nga strategji ofensive siç janë nxitja e rritjes së potencialit apo thellimi i një ekspertize në një sektor apo disiplinë, pastaj nga taktika mbrojtëse duke përfshirë objektiva siç janë konsolidimi i pjesës së kompanisë në treg apo fitimi i mjeteve të shtuara financiare për të mbrojtur stabilitetin financiar. Ne ofrojmë shërbime për Bashkim dhe Përvetësim së bashku me këshilltarët tanë ndërkombëtar me përvojë. Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për kompanitë private, aksionarët dhe investitorët potencial. Misioni ynë është t’u ndihmojmë bizneseve të rriten, zgjerohen, ndryshojnë natyrën e biznesit të tyre apo të përmirësojnë përparësitë e tyre konkurruese.

 

Mendim Juridik

Ne ofrojmë shërbime të ndryshme të mendimit juridik për biznese dhe investitor potencial apo klientë tjerë që kanë nevojë për këto shërbime. Ne e kryejmë mendimin juridik duke u bazuar në kategoritë e mëposhtme: Mendim Juridik Afarist, Mendim Juridik i Përgjithshëm, Mendim Juridik për Investim dhe Mendim Juridik për Negocim. Ne besojmë që shërbimet tona që kanë të bëjnë me Mendimin Juridik u ndihmon klientëve tanë në mënyrë të konsiderueshme për të marrë vendimin e duhur për rritjen e biznesit të tyre.

 

Monitorimi pas-investues

Monitorimi pas kryerjes së investimit është një zgjerim i shërbimeve tona hetuese të Mendimit Juridik. Objektivi ynë është që tu japim këshilla klientëve tanë për monitorimin pas investimit dhe raportim të rregullt për investimin e bërë, duke përfshirë aktorët kryesorë të të gjitha organeve të përfshira në këto transaksione me qëllimin kryesor të ofrimit të ndihmës biznesit për të marrë vendimin e duhur.