Konsulencë

Një fjalë e urtë e vjetër thotë “Një këshillë e mirë është e barasvlershme me peshën e saj në flori”. Këshillimi për menaxhim që shpeshherë i referohemi si këshillim biznesi, përkufizohet si “ këshillë dhe/ose implementim shërbimesh për menaxhmentin (e lartë) të kompanive me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të strategjisë së tyre biznesore, performancës organizative dhe proceseve operacionale. “Shërbimet tona këshilluese ofrojnë një fushë të gjerë të këshillimit në fusha të ndryshme siç janë: Menaxhimi i Biznesit, Investimi, Qeverisja e Korporatës apo ndonjë fushë tjetër që kërkohet nëpërmjet ekspertëve tanë që kanë përvojë të gjatë ndërkombëtare në fushat përkatëse të këshillimit.

 

Shërbime Këshilluese të Biznesit dhe Menaxhimit

Shërbimet këshilluese për Biznes dhe Menaxhim të cilat i ofron Finacco-ja bazohen në rritjen e vlerës së bizneseve. Ne kemi ekspertë të jashtëzakonshëm të cilët kanë përvojë dhe njohuri të gjerë, që janë fituar pjesërisht nga arsimimi formal, por në shumicën e rasteve kjo përvojë është përfituar nga praktika në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit me përvojë të gjatë ndërkombëtare të cilët kanë qenë të aftë t’i përmbushin dhe zgjidhin këto sfida me sukses.

 

Planifikim Biznesi

Shërbimet tona për planifikim biznesi janë pjesë e deklaratës formale të objektivit afarist, arsyet të cilat janë të arritshme dhe planet për t’i arritur ato. Ne besojmë që secila kompani, e në veçanti kompanitë në fillimet e tyre duhet të kenë një plan biznesit. Në parim, kompanitë mund të përpilojnë plane biznesi me ndihmën tonë, porse planifikimet më komplekse afariste kërkojnë më shumë përpjekje të përgjithshme. Një pjesë e planifikimit afarist mund të përfshijë studime fizibiliteti dhe studime investimi të cilat pastaj kërkojnë njohuri shtesë ekspertize dhe shpeshherë ato duhet të paraqiten dhe diskutohen me kreditorët dhe investitorët potencial. Ne gjithashtu i këshillojmë edhe kompanitë që kanë më shumë përvojë që neve të na shikojnë si një partner i cili duke u bazuar në analizën e gjendjes së kompanisë dhe analizën e tregut, do t’i ndihmojë kësaj kompanie të krijojë një strategji të qëndrueshme afatgjate që mbështetet nga implementimi i strategjive dhe procedurave operacionale.

 

Studimet e Fizibilitetit

Ne ofrojmë studime fizibiliteti që në mënyrë objektive dhe racionale të identifikojnë dobësitë dhe përparësitë e një biznesi ekzistues, ndërsa kompanive të sapo themeluara të gjejnë burimet e nevojshme për të funksionuar dhe të kenë sukses në biznese të ndryshme. Ne kryejmë studime të thella duke shqyrtuar të kaluarën e projekteve dhe/ose bizneseve, përshkrimin e produkteve/shërbimeve, pasqyrat financiare, aktivitetet, të dhënat financiare si dhe tatimet, etj me qëllim të arritjes së një përfundimi dhe vlerësimit të potencialit të projektit për sukses.

 

Projektet për Investim

Shërbimet tona këshilluese në Projektet për Investim kanë për qëllim krijimin e një ideje investimi nëpërmjet fazave të gjenerimit të të hyrave stabile. Ne ofrojmë shërbime për arritjen e një kthimi profitabil, qarkullim parash pozitive dhe të qëndrueshëm, si dhe kthim atraktiv të fitimit nga kapitali i investuar me qëllimin kryesor t’i ndihmojë investitorëve të marrin vendimin e duhur.

 

Kërkimi Operacional dhe Planifikimi

Finacco-ja ofron një gamë të gjerë të kërkimit operacional dhe shërbime këshilluese planifikimi që merren me aplikimin e metodave të avancuara analitike për t’i ndihmuar klientëve tanë në marrjen e vendimeve më të mira. Identifikimi i zhvillimeve të mundshme në të ardhmen në biznes, marrja e vendimit rreth sasisë së kapacitetit të nevojitur për zhvillimin e pjesëve konkrete të biznesit, etj.

 

Struktura Ligjore

Struktura Ligjore ofron shërbime të cilat ofrohen si nga avokatët tanë me përvojë e po ashtu edhe nga partnerët tanë ndërkombëtar që kanë avokati të cilat janë aktive në ligjet e biznesit dhe të korporatave. Shërbimet tona ligjore përfshijnë edhe mendimet juridike dhe përpilimet ligjore të marrëveshjeve të ndryshme financimi dhe sigurie.

 

Qeverisja e Korporatave

Shërbimet tona rreth Qeverisjes së Korporatave përfshijnë baraspeshimin e interesave të palëve të interesuara të biznesit. Shërbimet tona ofrojnë korniza për arritjen e objektivave të biznesit si dhe mbulojnë pothuajse çdo fushë të menaxhimit që nga planet për veprim, kontrollet, vendimet dhe politikat për arritjen e objektivit të kompanisë.