Kontabilitet

Shërbimet tona në kontabilitet janë regjistrime sistematike dhe gjithëpërfshirëse të transaksioneve financiare që kanë të bëjnë me një biznes. Ne gjithashtu bëjmë procesin e përmbledhjes, analizimit dhe raportimit të këtyre transaksioneve tek agjencitë mbikqyrëse dhe organet vendore.

 

Kontabilitet Menaxhimi

Shërbimet e Kontabilitetit të Menaxhimit që Finacco-ja i ofron konsumatorëve të saj kanë për qëllim përmirësimin e qarkullimit të informatave brenda kompanisë në mënyrë që menaxhmenti i kompanisë të informohet më mirë para marrjes së vendimeve për bizneset e tyre, shërbimit të performancës së tyre dhe menaxhimit të funksioneve të kontrollit siç janë: menaxhimi i rrezikut, matja e performancës, analiza e benefiteve, buxhetimi kapital, etj. Parimet tona aplikohen në llogaritë për menaxhimtë klientit dhe ne përqëndrohemi në respektimin e standardeve të kontabilitetit IFRS.